Mevlide Shabani
Gjyqtare - Gjykata Themelore Gjilan
Gjyqtarja Mevlide Shabani me 1 mars është emëruar Ushtruese e Detyrës së Kryetares në Gjykatën Themelore të Gjilanit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.
Shabani, është gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm Divizionit Civil, në Gjykatën Themelore Gjilan. Gjyqtarja ka diplomuar në vitin 1991 në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Ajo kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2006. Ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Gjilan në vitin 2001. Gjithashtu ka punuar edhe si referente për ekzekutime dhe si Administratore në periudhën prej 2003 – 2005 e deri në vitin 2010. Ndërsa në 2010 është emëruar si gjyqtare - kryetare në Gjykatën për Kundërvajtje në Gjilan, ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga një Janari i vitit 2013 Mevlide Shabani, u emërua gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni Civil të Gjykatës Themelore në Gjilan, pozitë të cilën ende e mban.