Duke punuar nën drejtimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Gjyqtari Mbikëqyrës Alush Sinani dhe Ndihmës Administratori, Fahredin Hoxha udhëheqin një ekip prej 7 gjyqtarëve dhe 32 anëtarëve të stafit administrativ.
Kjo gjykatë shqyrton rastet që kategorizohen në Dpartamentin e Përgjithshëm, që merret me shqyrtimin e shumicës së rasteve penale, civile dhe kundërvajtjes. Rreth 1600 raste parashtrohen çdo vit në degën e Vitisë.
Rastet e krimeve të rënda dhe rastet që kanë të bëjnë me të miturit shqyrtohen në Gjykatën Themelore në Gjilan.
Informatat kontaktuese:
Dega në Viti gjendet në Rr. Adem Jashari ,Pa Nr. Viti,
Vegza në hartë: Kliko Këtu
Dhe mund të kontaktoni në telefon ose email në:
Tel. 0280 381 548