Gjilan, 07 mars 2018 – Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e ekzaminimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës për të pandehurin P. C., në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve.
Gjykata pasi ka shqyrtuar të gjitha shkresat e lëndës dhe ka dëgjuar pretendimet e prokurorit dhe ekspertit psikiatër, ka konstatuar se i pandehuri P. C., ka manifestuar probleme psikologjike, duke ngacmuar dhe ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.
Me këtë i pandehuri P. C. dyshohet se ka kryer veprën penale: ngacmimi nga neni 186 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.