Gjyqtari Haziri ka punuar gjyqtar në departamentin e përgjithshëm të Gjykatës Themelore të Gjilanit – Dega në Viti.
Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër për gjyqtarin Haziri:
Ai diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1980, kurse ka përfunduar provimin e jurisprudencës në vitin 2002.
Nga viti 1977 – 1979 ka punuar si referent juridik në drejtoratin për ekonomi.
Në vitin 1982 ka ushtruar detyrën e referentit për eksproprijim si dhe të gjyqtarit në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Viti. Dy vite më vonë është emëruar kryetar i Gjykatës Komunale për kundërvajtje dhe këtë post e ka ushtruar deri në vitin 1987.
Ndërsa nga viti 1987 deri në vitin 1990 Haziri punoi si inspektor i administratës komunale të asamblesë komunale në Viti.
Ai ka punuar si avokat në vitin 2001-2002 dhe më pas përsëri ka vazhduar të punoj si gjyqtar i Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Viti.
Pozitën që e mbajti deri sot e morri në fillim të vitit 2013 kur u emërua gjyqtar i departamentit të përgjithshëm – divizioni penal në Gjykatën Themelore Gjilan – Dega në Viti.