Gjilan – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 32 kandidatë, të cilët kanë kryer punë vullnetare dhe pa pagesë.
Këta kandidat i ka pritur në një takim Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr.sc. Zyhdi Haziri, së bashku me administratoren e kësaj gjykate, Florina Jerliu.
Me këtë rast kryetari Haziri, ka falënderuar të gjithë kandidatët për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar për gjatë një viti.
“Ne jemi të kënaqur me angazhimin e juaj për gjatë një viti në gjykatën tonë. Unë besoj se njohuritë dhe eksperienca e fituar këtu, do t’iu ndihmoj në ndërtimin e një karriere të begatë në fushën e drejtësisë”, ka thënë kryetari Haziri.
Të gjithë kandidatëve i’u janë lëshuar certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit.