Arrest shtëpiak për drejtorin e ndërmarrjes “Eco Higjiena”

Arrest shtëpiak për drejtorin e ndërmarrjes “Eco Higjiena”

GJILAN – Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji ndaj të pandehurit S. R.. Personi në fjalë në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv në ndërmarrjen “Eco Higjiena” në Gjilan, dyshohet se ka përpiluar dhe falsifikuar vendimin për formimin e komisionit për vlerësimin dhe shitjen e aseteve, të cilat asete janë shitur pa u vlerësuar dhe pa kurrfarë kriteri.

 

Ai dyshohet se ka kryer dy vepra penale: falsifikim i dokumentit zyrtar nga neni 434 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.

 

Gjithashtu gjykata ka vendosur që të njëjtit të i konfiskohet edhe dokumenti i udhëtimit pasaporta.

 

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.