Caktohet masa e arrestit shtëpiak për të pandehurin H. A.

Caktohet masa e arrestit shtëpiak për të pandehurin H. A.

GJILAN – Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktimin e masës së arrestit shtëpiak prej 1 (një) muaji për të pandehurin H. A.

 

I pandehuri në fjalë, shqiptar me profesion mjek – oftalmolog nga Komuna e Kamenicës, dyshohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje, duke e pajisur me certifikatë shëndetësore të dëmtuarin A. J. për patentë shofer pa e kontrolluar asnjë mjek dhe as pa kontaktuar ndonjë mjek, përveç me dy zyrtarët e ordinancës H. K. dhe B. F., për të cilin shërbim ka paguar shumën prej 25 euro

 

Me këtë i pandehuri H. A. dyshohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje – keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.

 

Ditë më parë Gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 1 (një) muaji edhe për të pandehurit H. K. dhe B. F.