Gjykata Themelore në Gjilan liron nga akuza të pandehurin N. S.

Gjykata Themelore në Gjilan liron nga akuza të pandehurin N. S.

GJILAN – Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka liruar nga akuza të pandehurin N. S. pasi që nuk është vërtetuar se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

I pandehuri N. S. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, është akuzuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, se me datë 07.05.2016 rreth orës 16:00 në cilësinë e personit zyrtar – polic ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete apo personit tjetër, apo që të i shkaktoj dëm personit tjetër, duke lejuar një veturë të i shmanget obligimeve doganore për të futur një sasi helmi prej 18 litra dhe një paket me 6 kg pluhur në vijën kufitare Kosovë – Serbi.

 

Në këtë rast trupi gjykues nuk ka arritur të vërtetoj se i pandehuri ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

 

 Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.