Gjykata Themelore Gjilan e gjykon me 3 (tre) vite burgim të akuzuarin F. B.

Gjykata Themelore Gjilan e gjykon me 3 (tre) vite burgim të akuzuarin F. B.

GJILAN – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shpallur Aktgjykimin PKR.40/2016. Pas pranimit të fajësisë në tërësi nga i akuzuari F. B., trupi gjykues e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite.

 

I akuzuari F. B., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 17 Shkurt 2015, i’u ka bashkangjitur organizatës terroriste ISIS, e cila organizatë është shpallur terroriste nga Kombet e Bashkuara. Duke ju bashkuar kësaj organizate i akuzuari, ka kryer trajnimin teorik dhe praktik për përdorimin e armës së zjarrit AK-47 dhe bombës së dorës.

 

Me këtë i akuzuari F. B. ka kryer veprën penale: organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Trupi gjykues ka dënuar me tre vite burgim, të cilin dënim i akuzuari do të vuaj pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi, ndërsa nga sot masa e paraburgimit i ndërpritet të akuzuarit.

 

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.