GJILAN – Kryetari i trupit gjykues Afrim Shala në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, në lëndën penale PKR.nr. 174/2015, ka nxjerrë aktvendim për hedhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës penale ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, ngase nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar mirë, se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
Ndaj të pandehurit Prokuroria Themelore në Gjilan me datë 21.10.2015 kishte ngritur aktakuzë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale konflikti i interesit, nga neni 424 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit.