GJILAN – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë përfunduar me sukses 43 kandidat praktikën gjyqësore. Të gjithë kandidatëve i’u është lëshuar certifikata nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (SKGJK), të cilat në mënyrë solemne, ua ka dorëzuar kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr. Sc. Zyhdi Haziri.
Përfundimi i praktikës njëvjeçare për këta kandidat, mundëson atyre që në një të ardhme të afërt të i nënshtrohen Provimit të Jurisprodencës.
Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr. sc. Zyhdi Haziri ka falënderuar kandidatët për kontributin e tyre të dhënë për Gjykatën.
“Dua të falënderoj për kontributin e dhënë gjatë periudhës njëvjeçare, pasi që me ndihmën e juaja të dhënë në administratë, ne po e përmbyllim një vit me sukses. Shpresoj që mësimet që keni marr gjatë një viti do të i’u shërbejnë në ardhmen në karrierën tuaj”, ka thënë Haziri.
Gjithashtu edhe kandidatët që përfunduar praktikën gjyqësore mbeten të kënaqur me përvojën e tyre të marr gjatë një viti në Gjykatën Themelore të Gjilanit.