Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit L. Z.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit L. Z.

GJILAN – Dje një gjyqtar i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit L. Z., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

I pandehuri L. Z. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se me datë 01.11.2015 në orën 12:50 minuta, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë, nga pakujdesia më vetëdije ka shtënë të drejtim të motrës së vet, duke e lëndë të vdekur.

 

Me këtë i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje nga pakujdesia nga neni 181 lidhur me nenin 23 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 i KPRK-së.

 

Paraburgimi ndaj të pandehurit L. Z. sipas këtij aktvendimi i llogaritet prej datës 03.11.2015 deri më datë 03.12.2015.

 

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit.