Urdhërohet mbajtja në paraburgim e të pandehurit F. S.

Urdhërohet mbajtja në paraburgim e të pandehurit F. S.

GJILAN – Një gjyqtare e procedurës paraprake të Departamentit Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim për të pandehurin F. S., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

I pandehuri F. S., shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, dyshohet se ka kryer veprën penale, kontrabandim me migrantë, nga neni 170 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

I pandehuri dyshohet se me datë 17.12.2014, në ora 21:45 minuta në pikën kufitare tek “Dheu i Bardhë” me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë të dobisë pasurore, ka organizuar kontrabandimin me migrantë nga Gjilani deri në Bujanovc të Republikës së Serbisë.

 

Në atë mënyrë që paraprakisht i pandehuri me të dëmtuarit I. A. dhe S. S., është marr vesh për çmimin prej 70 (shtatëdhjetë) Euro për këtë udhëtim.

 

Paraburgimi i të pandehurit do të zgjasë nga data 17.12.2014 deri më datën 17.01.2015.  

 

I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake.