GJILAN – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri, ka pritur dje në një takim kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, kryetarin e Gjykatës së Apelit, Sali Mekaj, si dhe gjashtë kryetarët e Gjykatave Themelore të Kosovës.
Në këtë takim të nivelit më të lartë të sistemit të drejtësisë janë diskutuar arritjet dhe sfidat me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës.
Ka qenë dakordim i gjithë kryetarëve të gjykatave se ekziston një bashkëpunim i mirë i gjykatave në nivel të vendit, por kanë shprehur përkushtimin që ky bashkëpunim të rritet edhe më shumë – thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore të Gjilanit.
Në takim kanë marr pjesë edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Kada Bunjaku-Perquku, kryetarja e Gjykatës Themelore në Pejë, Elmaze Syka, kryetari i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Vaton Durguti, kryetari i Gjykatës në Prizren, Ymer Hoxha dhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, Sahit Krasniqi.