Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M. R.

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurit M. R.

GJILAN – Gjyqtarja e procedurës paraprake e Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Emine Salihu, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurit, M. R. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

I pandehuri, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Paraburgimi kundër të pandehurit llogaritet prej datës 22.05.2014 deri më datën 22.06.2014.

 

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi.