Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri pret në takim Presidentin e Akademisë Drejtësisë së Turqisë, Yilmaz Akçil.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri pret në takim Presidentin e Akademisë Drejtësisë së Turqisë, Yilmaz Akçil.

GJILAN – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri të martën ka pritur në një takim Presidentin e Akademisë Drejtësisë së Turqisë, Yilmaz Akçil, i cili ka qenë i shoqëruar me një delegacion.

 

Me këtë rast, Kryetari Haziri ka njoftuar me organizimin e punës që bëhet në Gjykatën Themelore të Gjilanit.  

 

Kryetari Haziri, ka premtuar rritje të bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë së Turqisë.

 

“Ishte një kënaqësi e veçantë të na vijë për vizitë delegacioni nga Akademia e Drejtësisë së Turqisë në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Ne edhe më herët kemi pas bashkëpunim të mirë me këtë Akademi, përveç Institutit Gjyqësor të Kosovës, ku një pjesë e gjyqtarëve të rinj kanë vizituar Akademinë dhe kanë marr përvoja atje. Njëherët kemi pas vizita edhe në administratat e gjykatave të Republikës së Turqisë, ku kanë një teknologji shumë të lartë dhe po besojmë që atë eksperiencë që kemi marr atje të plasojmë edhe në gjykatat tona. Shkëmbyem përvojat tona profesionale dhe besojmë që do të rrisim edhe më shumë bashkëpunimin”, tha Kryetari Haziri.

 

Nga ana tjetër, Presidenti Akçil ka falënderuar kryetarin Haziri për mikpritjen që i’u është organizuar këtij delegacioni.

 

Duke folur për kushtet në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Presidenti Akçil ka deklaruar se kjo Gjykatë ofron kushte shumë të mira për punë.

 

“Fillimisht dua të potencoj se këta janë duke punuar në një ndërtesë mjaft komode. Ne na bënë të ndihemi mirë që këta punojnë në një ndërtesë kaq komode dhe i plotësojnë kushtet për punë. Kryetari i Gjykatës së bashku me stafin e tij na bëri një pritje mjaft të ngrohtë. Andaj dua të shprehi falënderimet për këtë mikpritje”, tha Presidenti Akçil.

 

 

 

“Kemi bashkëpunim të ngushtë me Institutin Gjyqësor të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit që kemi me këtë institucion muajin e kaluar kemi pritur një delegacion nga Kosova. Dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi këto ditë po e vizitojmë Kosovën nga Akademia e jonë”, ka theksuar Akçil.

 

Pas përfundimit të takimit të dy delegacionet kanë shkëmbyer disa dhurata, ndërsa më vonë delegacioni nga Turqia i ka bërë edhe një vizitë objektit të Gjykatës Themelore të Gjilanit.