Gjyqtarët vlerësojnë si shumë të suksesshme mbajtjen e punëtorisë

Gjyqtarët vlerësojnë si shumë të suksesshme mbajtjen e punëtorisë

Gjilan – Më mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim/UNDP, është mbajtur punëtoria e përbashkët e Gjykatës së Apelit me Gjykatat Themelore të Gjilanit dhe Ferizajt.

 

Në këtë punëtori është diskutuar për zbatimin e ligjit në praktikë, evidentimi i çështjeve praktike dhe nxjerrja e propozimeve për përmirësimin e praktikës gjyqësore.

Të gjithë gjyqtarët e kanë mirëpritur këtë punëtori, pasi që kanë harmonizuar qëndrimet e tyre, me qëllimin e vet që në të ardhmen të eliminohen ato pengesa që kanë pasur në punë.

Ky aktivitet mbështet nga “Projekti për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë”, i financuar nga Ambasada Norvegjeze, dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim/UNDP.