Gjykata Themelore Gjilan do të punojë edhe të shtunën

Gjykata Themelore Gjilan do të punojë edhe të shtunën

Gjilan – Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët, Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur që një pjesë e stafit administrativ të punoj edhe ditën e shtunë, në mënyrë që të lëshohen certifikatat për kandidatët që kanë aplikuar.

 

Gjykata njofton kandidatët që kanë aplikuar se mund të vijnë të i marrin këto certifikata në ora 15:00, por jo edhe të bëjnë aplikimin ditën e shtunë.