Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj tre të pandehurve A.R. A.H. dhe A.Xh..
Të pandehurit dyshohet se që nga viti 2013 në vazhdimësi kanë pranuar shuma të parave, nga i dëmtuari F. S.
Me këtë të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale, fajdeja neni 343 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.