Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala ka mbajtur një ligjëratë praktikantëve të gjykatës. Tema e ligjëratës ka qenë “Organizimi i sistemit gjyqësor, shqyrtimi fillestar dhe shqyrtimi i dytë”.
Ligjërata ka zgjatur rreth një orë dhe ka qenë interaktive, që do të thotë me pyetje dhe përgjigje nga ana e praktikantëve.
U. D. i kryetarit ka pas një kërkesë për praktikantët, që të angazhohen gjatë gjithë kohës sa mbajnë praktikën, në mënyrë që të marrin sa më shumë njohuri.
Ligjëratat të tilla pritet të mbahen edhe në të ardhmen, por me gjyqtarë nga Divizioni Civil.