Gjykata Themelore e Gjilanit pranon donacion nga UNDP

Gjykata Themelore e Gjilanit pranon donacion nga UNDP

Projekti i UNDP-së për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit në Kosovë dhuron donacion për Gjykatën Themelore të Gjilanit, tre laptop, një printer për terren dhe një projektor.

 

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, Afrim Shala ka mirëpritur këtë donacion nga zyrtarët e UNDP-së.

“Sa i përket donacionit ju falënderoj shumë dhe këto pajisje do të na ndihmojnë. Besoj se ju e dini edhe prej gjykatave tjera, ne kemi shumë probleme kur dalim në vend të ngjarjes. Andaj dua të falënderoj për përkushtimin e juaj”, tha Shala.

Nga ana tjetër Zyrtari i Projektit për Fuqizimin e Sundimit të Ligjit nga UNDP, Ardian Latifaj ka thënë se ky donacion po realizohet me qëllim që të i’u lehtësohet puna gjyqtarëve.

“Në takimin e fundit në mes të projektit të UNDP-së për Fuqizimin e Sundimit te Ligjit dhe kryetarëve të gjykatave themelore, është paraqitur nevoja nga gjyqtarët për pajisjen e tyre me lap top për t’u mundësuar atyre kështu mbledhjen e dëshmive dhe një punë më efikase në vendin e ngjarjes. Për më tepër, përmes Projektit për Reformimin e Provimit të Jurisprudencës, UNDP, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, është duke ofruar trajnime falas për kandidatët për provimin e jurisprudencës, si dhe është duke kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të praktikantëve nga të gjitha nivelet e gjykatave dhe të prokurorive” ka thënë Ardian Latifaj nga UNDP.

Për më tepër zyrtarët e UNDP-së, kanë premtuar që do të vazhdojnë edhe me tutje për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Gjykatën Themelore të Gjilanit.