Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan, reagon ndaj deklaratave të një anëtari të një subjekti politik në Gjilan, i cili i komenton vendimet gjyqësore, duke e vlerësuar këtë si një veprim i cili ndërhynë në mënyrë të drejtpërdrejtë në pavarësinë e sistemit gjyqësor.
Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve të zbatueshme, Gjykatat janë të pavarura në punën e saj nga pushtetet tjera.
Gjykata Themelore në Gjilan, kërkon nga të gjitha subjektet politike që të përmbahen nga deklarimet e tilla, që e cenojnë pavarësinë e sistemit gjyqësor.
Vendimet gjyqësore vlerësohen vetëm nga instancat më të larta të gjyqësisë në Republikën e Kosovës.