GJILAN – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji të pandehurit B. V.. I pandehuri me datë 14.08.2016, ka arritur të ngjitet lartë në minaren e xhamisë në Velekincë të Gjilanit dhe më pas filluar shkatërrimin e saj. Pas intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës i pandehuri është arrestuar.
Me këto veprime B. V. dyshohet se ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pronës nga neni 333 paragrafi 3 dhe 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit.