Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Z. Nehat Idrizi ka vizituar Degën e Gjykatës Themelore në Viti

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Z. Nehat Idrizi ka vizituar Degën e Gjykatës Themelore në Viti

GJILAN – Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Z. Nehat Idrizi gjatë ditës së sotme ka vizituar Degën e Gjykatës Themelore në Viti, për të parë nga afër punët në këtë degë. Me këtë rast ai ka qenë i shoqëruar edhe nga kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Z. Zyhdi Haziri.

 

I pari i KGJK-së është njoftuar me kushtet e punës në këtë gjykatë, procedimin e lëndëve si në lëminë penale ashtu edhe në lëminë civile, pastaj edhe me ecurinë në ekzekutimit të lëndëve.

 

Kryesuesi Idrizi ka mbetur i kënaqur me dinamikën e punës në këtë Degë, ndërsa nga Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri dhe mbikëqyrësi i Degës Skender Shefkiu, është premtuar që efikasiteti në këtë degë do të rritet edhe më tutje, me të vetmin qëllim që të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.