GJILAN – Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda dënon të akuzuarin S. S. me gjashtë muaj burgim, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
I akuzuari S. S. serb, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 23.08.2013 rreth orës 12:00 në Gjilan, në cilësinë e personit zyrtar ka kryer një veprim në kundërshtimi me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që të dëmtuarit F. D. i ka kërkuar shumën prej 500 Euro, me qëllim të kalimit – dhënies së kundërligjshme të patentë shoferit.
Trupi gjykues për këtë vepër e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, në të cilin dënim ka për të i’u llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.