GJILAN – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për të pandehurin A. Z.
I pandehuri A. Z. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka falsifikuar dokumente të institucioneve të sistemit gjyqësor të Kosovës dhe me këtë ka kryer veprën penale: falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Masa e paraburgimit të pandehurit i llogaritet nga data 02.03.2016 deri më datë 01.04.2016.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit.