Masë arresti shtëpiak ndaj tre të pandeurve, ndërsa ndaj dy të panedhurve masa e ndalimit…

Masë arresti shtëpiak ndaj tre të pandeurve, ndërsa ndaj dy të panedhurve masa e ndalimit…

GJILAN – Një gjyqtar i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për caktim paraburgimi ndaj pesë të pandehurve.

 

Gjyqtari pas vlerësimit të gjitha shkresave të lëndës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 1 (një) muaji të pandehurve A. L., E. R. dhe Q. A., ndërsa për të pandehurit I. I. dhe A. U. ka caktuar prej 1 (një) muaji masën ndalimi për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar.

 

Ndaj të pandehurve A. L., E. R. dhe Q. A. ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 374 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

 

Për të pandehurit I. I. dhe A. U. ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 347 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

 

Të pandehurit në fjalë dyshohet se kanë shkatërruar produkte medicionale, në kundërshtimi me ligjin.

 

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktvendimi në Gjykatën e Apelit.