GJILAN – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me datë 15.09.2015 ka shpall Aktgjykimin ndaj të akuzuarit F. S., duke e gjykuar me dënim unik prej 10 (dhjetë) muaj burgim..
I akuzuari F. S., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës është shpallur fajtor, sepse me datë 13 deri 19 Nëntor 2013, në cilësinë e personit zyrtar – inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), me qëllim që vetit të i sjell dobi të kundërligjshme pasurore, ka pranuar nga dy biznese të ndryshme të holla në vlerë prej 200 Euro.
Me këtë rast i akuzuari F. S. ka kryer dy herë veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata e ka gjykuar për dy veprat penale me nga 6 (gjashtë) muaj burgim, konform nenit 80 gjykata i’a shqipton dënimin unik burgu në kohëzgjatje prej 10 muaj burgim.
Ndaj të akuzuarit shqiptohet dënimi plotësues edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit – veprimtarisë në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.
Të akuzuarit ka për të iu llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe qëndrimi në arrest shtëpiak.
Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.