Dënohet për dy vepra penale me 14 vite e 6 muaj burgim

Dënohet për dy vepra penale me 14 vite e 6 muaj burgim

GJILAN – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me datë 14.09.2015 ka shpall Aktgjykimin ndaj të akuzuarit I. B., duke e gjykuar me dënim unik prej 14 (katërmbëdhjetë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim..

I akuzuari I. B., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore është shpallur fajtor, sepse me datë 29.09.2013, rreth orës 05:00 minuta, në fshatin Ponesh të Komunës së Gjilanit, ka privuar nga jeta tani të ndjerin I. B, dhe ka rrezikuar jetën e personit B. B..

 

Fajtori I. B. me këtë rast ka kryer dy vepra penale: vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 18 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 88 paragrafi 2 të KPRK-së, po ashtu edhe veprën dytë penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga nenin 375 paragrafi 1 të KPRK-së.

 

Për veprën e parë trupi gjykues e gjykon me dënim prej 13 viteve burgim, si dhe për veprën e dytë në kohëzgjatje prej dy viteve burgim, konform nenit 80 gjykata ia shqipton dënimin unik burgu në kohëzgjatje prej 14 vite e 6 muaj burgim.

 

Të akuzuarit ka për të iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe qëndrimi në Repartin e Psikiatrisë Forenzike në ekzaminim klinik në Prishtinë.

 

Palët  gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.