Kryetari Haziri pret në takim komandantin e ri Koplan

Kryetari Haziri pret në takim komandantin e ri Koplan

GJILAN – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr.sc. Zyhdi Haziri gjatë ditës së premte ka pritur në një takim Komandantin e ri turk të ekipit të LMT-së për Komunë të Gjilanit dhe Parteshit, Nënkolonel Mehmet Koplan.

 

Me këtë rast kryetari Haziri ka njoftuar komandantin e ri Koplan me punën efikase që bëhet në Gjykatën Themelore të Gjilanit. “Ishte një takim më shumë njoftues me komandantin e ri. Unë e njoftova me punën e gjykatës tonë në zgjidhjen e lëndëve, ku me këtë rast gjykata jonë është më e suksesshmja në Kosovë”, tha Kryetari Haziri.

 

Komandanti Koplan ishte i kënaqur me efikasitetin e punës në Gjykatën Themelore të Gjilanit, gjithashtu edhe me qetësin që mbretëron në Komunën e Gjilanit dhe atë të Parteshit.

 

Komandanti i ri Nënkolonel Koplan ka zëvendësuar komandantin e deritashëm të ekipit LMT-së për Gjilan, Emrah Yildirim.