Kryetari Haziri pret një grup nxënësish nga Shkolla “Nazim Hikmet”

Kryetari Haziri pret një grup nxënësish nga Shkolla “Nazim Hikmet”

GJILAN – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr.sc. Zyhdi Haziri ka pritur një grup nxënësish nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Nazim Hikmet” nga fshati Dobërçan Komuna e Gjilanit.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte ngritja e vetëdijes së nxënësve për rolin dhe detyrat e pushtetit gjyqësor në përgjithësi, si dhe të gjykatës në veçanti në kuadër të lëndës mësimore edukata qytetare.

 

Me këtë rast kryetari Haziri ka njoftuar nxënësit për punën e gjykatës, zgjidhjen e lëndëve, sanksionet penale për kryerësit e veprave dhe kushtet e gjykatës tonë.

 

Nxënësit mbetën të kënaqur me njohurit që morën nga ky takim i zhvilluar me Kryetarin e Gjykatës, Zyhdi Haziri.

 

Në këtë takim ishin 16 nxënës të kësaj shkolle dhe dy mësimdhënës lëndës përkatëse.