GJILAN – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Mr.sc. Zyhdi Haziri me rastin e përmbylljes së vitit 2014, ka pritur në një takim gjyqtarët porotë të Komunës së Gjilanit.
Me këtë rast ai ka falënderuar gjyqtarët porotë për angazhimin e tyre gjatë vitit 2014.
“Ne si Gjykatë Themelore e Gjilanit po e përmbyllim vitin 2014, me numër rekord të zgjidhjes së lëndëve. Ky sukses që është arritur ka ardhur falë angazhimit të gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Gjilanit, stafit administrativ, por edhe gjyqtarëve porotë. Prandaj, po dua të besoj që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në vitin 2015”, tha Kryetari Haziri.
Kryetari Haziri duke ju përgjigjur kërkesave të gjyqtarëve porotë, deklaroi se ka bërë kërkesë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, që tarifat për gjyqtarët porotë të rriten.
Ndërkohë gjyqtarët porotë kanë vlerësuar lartë mikpritjen e kryetarit Haziri, për çka edhe i janë falënderuar.
Gjatë vitit 2014, Gjykata Themelore e Gjilanit ka paguar tarifa për gjyqtarët porotë në vlerë prej 6.224 Euro.