Dhjetë praktikantë përfundojnë praktikën në Gjykatën Themelore të Gjilanit

Dhjetë praktikantë përfundojnë praktikën në Gjykatën Themelore të Gjilanit

GJILAN – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri ka pritur sot në një takim praktikantët e kësaj Gjykate, të cilët kanë përfunduar praktikën njëvjeçare.

 

Me këtë rasti ai ka falënderuar praktikantët për punën dhe angazhimin e tyre maksimal gjatë kësaj periudhe në këtë institucion.

 

“Dua të ju falënderoj për angazhimin e juaj efikas në Gjykatën Themelore të Gjilanit. Me përkushtimin e juaj maksimal për stafin e Gjykatës është rritur edhe efikasiteti në punën e Gjykatës. Është hera e parë që Gjykata e jonë këtë vit ka arritur të zgjidh numër më të madh të lëndëve, nga numri i lëndëve të pranuara në punë. Ky është rezultat edhe i angazhimit të juaj si praktikantë”, tha Kryetari Haziri.

 

Edhe praktikantët kanë qenë mjaft të kënaqur me trajtimin e tyre nga kryetari i Gjykatës, si dhe nga i gjithë stafi, për çka kanë shprehur falënderime.

 

Kryetari Haziri, u ka uruar suksese praktikantëve në jetën e tyre profesionale. Njëherët ka siguruar ata që kjo përvojë e marr për një vit në Gjykatë, do të ju shërbej gjithmonë në karrierën e tyre profesionale.

 

Dhjetë praktikantët për një vit kanë mbajtur praktikën në Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke angazhuar nëpër Divizione të ndryshme në Gjykatë.