6 muaj burgim të akuzuarit A. Bajrami

6 muaj burgim të akuzuarit A. Bajrami

GJILAN – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarit A. Bajrami, ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj burgim.

 

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari, Hasan Sadiku e ka shpallur fajtor të akuzuarin A. Bajrami, për shkak të veprës penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve nga neni 214 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK),

 

I akuzuari me datë 01.12.2013, rreth orës 13.00, në Shkollën Fillore “Hysen Tërpeza”, në fshatin Tërpezë të Komunës së Vitisë, gjatë procesit zgjedhor-balotazhit për kryetar të Komunës së Vitisë, ka qenë i caktuar si komisionar zgjedhor dhe i njëjti ka keqpërdor pozitën, detyrën dhe autoritetin si zyrtar gjatë zgjedhjeve.

 

Të akuzuarit A. Bajrami ka për të iu llogaritur koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.

 

Palët kanë të drejtë anekse në afatin ligjor.