17 të akuzuarve u shqiptohet dënim me burg dhe gjobë

17 të akuzuarve u shqiptohet dënim me burg dhe gjobë

GJILAN – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të akuzuarit, Fiton Spahiu ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite burg dhe 2700 euro gjobë dhe ndaj të akuzuarit Sokol Osmani, ka shqiptuar dënimin në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite burg dhe 2100 euro gjobë.

 

Pasi kanë pranuar fajësinë, gjyqtari ka shqiptuar dënim unik për të dy të akuzuarit.

 

I akuzuari Fiton Spahiu, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, akuzohet për 7 (shtatë) vepra penale vjedhje e rëndë neni 327 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, 1 (një) vepër penale importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, neni 372 paragrafi 1 të KPRK dhe 1 (një) vepër penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge neni 273 paragrafi 1 të KPRK-së.

 

I akuzuari Sokol Osmani, shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, akuzohet për 5 (pesë) vepra penale vjedhje e rëndë neni 327 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, 1 (një) vepër penale importimi, eksportimi, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse, neni 372 paragrafi 1 të KPRK-së dhe 1 (një) vepër penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

 

15 të akuzuarve të tjerë i’u janë shqiptuar dënime më të vogla, duke filluar prej 2 (dy) vite burg e deri tek shqiptimi i dënimit vetëm me gjobë.

 

Palët kanë të drejtë anekse në afatin ligjor.