Një muaj paraburgim ndaj të pandehurve R. K. dhe F. K.

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurve R. K. dhe F. K.

GJILAN – Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurve, R. K. dhe F. K. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

Të pandehurit, shqiptar, shtetas të Republikës së Kosovës, dyshohet se kanë kryer veprën penale, vrasje e mbetur në tentativë, nga neni 178 lidhur me nenet 31 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së.

 

Paraburgimi kundër të pandehurve llogaritet prej datës 23.05.2014 deri më datën 22.06.2014.

 

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi.