GJILAN – Në këtë takim kanë marr pjesë Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku dhe Drejtoresha e Policisë së Kosovës për Regjionin e Gjilanit, Elmina Mahmuti e shoqëruar edhe me komandantët e regjioneve.
Ky takimi është mbajtur në Gjykatën Themelore të Gjilanit dhe janë diskutuar një mori çështjesh që këto institucione lidhin njëra me tjetrën.
Konkludim i të gjithëve ishte që efikasiteti i luftimit të krimit të organizuar, dhe dukurive të tjera negative në muajt e fundit në rajonin e Gjilanit, ka dhënë rezultate pozitive. Kjo ka ardhur falë një bashkëpunimi më të madh të këtyre institucioneve.
Gjithashtu ajo që vlen të ceket është edhe lëshimi i numrit të madh të urdhëresave nga ana e Gjykatës dhe zbatimi i tyre nga ana e Policisë së Kosovës. Kjo në masë të madhe ka ndikuar edhe në vetëdijesimin më të madh të qytetarëve të vendit.