Liridona Haziri – Mustafa, është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në vitin 2013. Praktikën profesionale e ka mbajtur në zyrën Noteriale tek Behar Idrizi në Gjilan. Provimin e Jurisprudencës e ka kryer në vitin 2015. Nga viti 2014 ka punuar në pozitën Mbrojtëse e Viktimave, ku punoi deri në deri në janar të vitit 2019. Me 21 janar 2019 është dekretuar për gjyqtare, ku vazhdon të punoi në Gjykatën Themelore në Gjilan.