Zyhdi Haziri
Gjyqtar - Gjykata e Apelit
Zyhdi Haziri është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit, nga data 1 janar e vitit 2021. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1989 si dhe ka magjistruar në po të njëjtin universitet në vitin 2012, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Nga viti 2000 deri në prill të vitit 2004 ka qenë administrator i Gjykatës së Qarkut, ndërkohë prej prillit të vitit 2004 deri në vitin 2010 ka punuar si gjyqtar i Gjykatës Komunale në Gjilan. Nga viti 2010 ai u emërua gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ku mbas pesë muajve është zgjedhur kryetar i kësaj gjykate. Me ndërrimin e sistemit gjyqësor kryetari Haziri me datën 01.01.2013 deri me datë 31.12.2016 ka mbajtur pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan. Nga viti 2016 deri në janar të vitit 2021, ka qenë gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan.