Kryetari Salihu viziton Qendrën Korrektuese në Lipjan

Gjilan, 14.02.2023 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu së bashku me gjyqtarin e Departamentit për të Mitur, Sahit Boroci, kanë vizituar Qendrën Korrektuese në Lipjan, për femra dhe të mitur, me këtë rast janë pritur nga Drejtori, Ali Gashi, Zyrtari Ligjor, Shaban Cani dhe Udhëheqësja e administratës, Besa Sahiti – Tahiri.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme me interes të përbashkët që ndërlidhen me punën e gjykatës dhe Qendrës së Korrektuese në Lipjan.

Kryetari i Gjykatës Salihu, e falënderoj Drejtorin Gashi për angazhimin dhe bashkëpunimin e mirëfilltë me gjykatën, si dhe shprehu përkushtimin e tij në thellimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve.

Aktualisht në këtë Qendër Korrektuese janë nën masë 59 të mitur, ndërsa prej tyre 6 të mitur janë nga regjioni i Gjilanit.