Kryetari Salihu kërkon angazhim më të madh nga udhëheqësit e Degëve

Kryetari Salihu kërkon angazhim më të madh nga udhëheqësit e Degëve

Gjilan, 28.04.2022 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, gjatë ditës së enjte ka pritur në një takim mbikëqyrësit e Degëve, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë, gjithashtu edhe ndihmës administratorët e këtyre Degëve.

Temë e diskutimit në këto takime ishte menaxhimi më efikas dhe ofrimi i shërbimeve në kohë për palët.

Kryetari Salihu ka kërkuar angazhim të shtuar nga mbikëqyrësit e degëve në zgjidhjen e lëndëve, në mënyrë që të rritet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë.