Caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit E. B.

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit E. B.

Gjilan, 13.12.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të miturit E. B.

Ekziston dyshimi i bazuar se i mitur ka keqpërdorur seksualit të miturën, e cila për shkak të moshës së saj nuk ka mundur të gjykoj e të vlerësoj pasojat e një marrëdhënie të tillë, e që nënkuptojnë edhe kryerjen e akteve seksuale.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Me datë 10.12.2021 e dëmtuara është kthyer në shtëpi, duke qenë se ishte paraqitur si rast i humbur nga prindërit e saj, e njëjta së bashku me prindërit e saj është paraqitur në polici dhe ka lajmëruar rastin.

Andaj, sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake në Departamentin për Mitur, qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.