Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit E. F.

Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit E. F.

Gjilan, 19.11.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit E. F.

Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar tek motel.

Me këto veprime, i pandehuri E. F. ka kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se është plotësuar kushti ligjor për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, ndonëse i pandehuri ka pranuar veprimet që i ka ndërmarr.