Mbante substancë narkotike të llojit marihuanë, Gjykata e dërgon në paraburgim

Mbante substancë narkotike të llojit marihuanë, Gjykata e dërgon në paraburgim

Gjilan, 16.06.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B. K.

Ekziston dyshimi i bazuar se te i pandehuri gjatë kontrollit të zyrtarëve policorë, i janë gjetur 4 (katër) qese plasmani me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 5.62 gram, një telefon mobil i markës Iphone 6S, bankënota në vlerë 70 Euro dhe gjatë bastisjes në shtëpi është gjetur edhe një peshore digjitale. 

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja  dhe shitja  e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti është një recidivist i veprave penale.