Paraburgim edhe të pandehurit të dytë, dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”

Paraburgim edhe të pandehurit të dytë, dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunimi”

Gjilan – 29.09.2020 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit edhe për të pandehurin e dytë Sh. H., duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë.

I pandehuri Sh. H., dyshohet se me veprimet e tij ka detyruar të miturën, të kryej akt seksual, në një njërën nga dhomat e motelit, pasi që një gjë të tillë e bënë edhe shoku i tij Sh. J.

Me këto veprime i pandehuri Sh. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Ndryshe, dje gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Sh. J., i cili dyshohet të ketë kryer të njëjtën vepër.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​