Paraburgim të pandehurve për veprën penale kontrabandim me migrantë

Paraburgim të pandehurve për veprën penale kontrabandim me migrantë

Gjilan – 09.09.2020 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve A. Z., F. I. dhe A. S..

Ekziston dyshimi i bazuar se datë 07.09.2020, në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, të pandehurit me dashje kanë tentuar ti kontrabandojnë të dëmtuarit M. O. dhe H. H. nga Vitia, për në shtetet e BE-së, më saktësisht në Gjermani, dhe të dëmtuarit i kanë premtuar të pandehurve të lartcekur, që posa  të arrijnë në Gjermani do të paguajnë shumën prej 4700 €, për person.

Me këto veprime të pandehurit dyshohet të ketë kryer veprën penale “në bashkëveprim kontrabandim me migrantë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dhe caktimi i masave alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​