Azizi premton bashkëpunim edhe më të madh me organizatën Demokracia Plus

Azizi premton bashkëpunim edhe më të madh me organizatën Demokracia Plus

Gjilan – 28.08.2020 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi ka pritur në një takim gjatë ditës së premte Valmir Ismaili dhe Dëbora Peci nga Demokracia Plus, me të cilët ka diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm dhe mundësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi edhe më tutje.

Me këtë rast, ai ka falënderuar udhëheqësitë e kësaj organizatë për rekomandimet që kanë nxjerrë për Gjykatën Themelore të Gjilanit, duke iu premtuar që do të merren parasysh këto rekomandime, pasi që janë në interes të qytetarëve dhe avokatëve.

Ndryshe, Demokracia Plus me mbështetjen e USAID/Programi për Fuqizimin e Sistemit të Drejtësisë, është një organizatë që ka bashkëpunim me Gjykatën Themelore të Gjilanit nga vitit 2017, duke përgatitur anketa me qytetarët për të matur transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien e Gjykatës.