Dënim me burg për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “pjesëmarrja në rrahje”

Dënim me burg për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “pjesëmarrja në rrahje”

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh. B., N. B. dhe S. B.

Të akuzuarit me datë 01.09.2016 rreth orës 12:00 minuta në fshatin Zhegovc, pas një mosmarrëveshje verbale me të dëmtuarin S. Q. zyrtar në Agjencionin Pyjor të Kosovës, fillimisht kanë pasur një zënkë verbale, më pas ka rezultuar me konflikt fizik, me ç’rast i dëmtuari nxjerrë revolen dhe shtënë në ajër, me qëllim të frikësimit, i akuzuari N. B. i vërsulet duke u kacafytur, më pas ndërhyjnë edhe të akuzuarit Sh. B. dhe S. B. Gjatë përleshjes i akuzuari Sh. B. ka arritur të marr revolen nga i dëmtuari dhe godet 3 – 4 herë në pjesën e përparme të hundës dhe në regjionin mollëzor të djathtë të fytyrës, me çka është dashur të marr tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Me këto veprime i akuzuari Sh. B., ka kryer veprat penale “lëndim i rëndë trupor” ndërsa të akuzuarit S. B. dhe N. B. kanë kryer veprën penale “pjesëmarrja në rrahje”, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Sh. B. duke e dënuar me 2 (dy) vite burgim dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 Euro.

Ndërsa të akuzuarit N.B. dhe S. B. ka gjykuar me nga 10 (dhjetë) muaj burgim, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë të aktgjykimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.