Caktohet masa e arrestit shtëpiak për të pandehurin L. Z.

Caktohet masa e arrestit shtëpiak për të pandehurin L. Z.

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit L. Z.

I pandehuri dyshohet se me datë 25.01.2019, me veprimet e tij të pamatura ka përdorur dhunë disa herë ndaj të dëmtuarës A. I., ku vërtetohet edhe nga raporti mjekësor i lëshuar nga Emergjenca e Spitalit Regjional në Gjilan.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale në vazhdimësi lëndim i lehtë truporë nga neni 188 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.4 me nenin 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se edhe masa e arrestit shtëpiak, si masë më e butë do të mund të sigurojë zhvillimin e suksesshëm të hetimeve, ngase edhe përmes kësaj mase do të pengohej që i pandehuri të asgjësojë, fsheh apo ndryshoj provat dhe do pengohet përsëritja e veprës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.