Një muaj paraburgim ndaj të pandehurve F.O., A. O. dhe F. M.

Një muaj paraburgim ndaj të pandehurve F.O.,  A. O. dhe F. M.

GJILAN – Gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj të pandehurve F. Osmani, A. Osmani dhe F. Morina, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

 

Të pandehurit janë shqiptarë, shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

F. Osmani, A. Osmani dhe F. Morina janë arrestuar nga Policia e Kosovës, me datën 19.04.2014, në ora 03:40 minuta, me këtë rast i’u është gjendur një sasi e madhe substancave narkotike rreth 18 (tetëmbëdhjetë) kilogram.

 

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktvendimi.